Hajredin Kuçi për nominimin e Bedri Hamzës për kryeministër: Kandidat serioz dhe me kredibilitet të lartë

Aktuale

Hajredin Kuçi për nominimin e Bedri Hamzës për kryeministër: Kandidat serioz dhe me kredibilitet të lartë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:35
Hajredin Kuçi

Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dje e ka prezantuar si kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën.

Hamza aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Kandidimi i Hamzës për kryeministër ka nxitur reagime të shumta.

Kandidat serioz dhe me kredibilitet të lartë e ka përshkruar kandidimin e tij ish- i ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Kuçi në një prononcim ka thënë se Hamza, do ta ketë edhe mbështetjen si të PDK-së, ashtu edhe të qytetarëve.

Është kandidati më serioz i mundur dhe do ta ketë gjithë mbështetjen, besoj edhe të qytetarëve edhe pa dilemë edhe mbështetjen time. Edhe pse unë mendoj se ai i ka kredencialet, që të jetë garues dhe fitues i kësaj gare. Unë mendoj që PDK-ja ka fuqi që ta ruajë unitetin e brendshëm dhe bashkërisht edhe ta rrisë potencialin e mbështetjes nga qytetarët e vendit. Unë jam i bindur që është kandidati që kuoton dhe do ta ketë mbështetjen edhe jashtë Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Kuçi.

Ai ka treguar se edhe pse është tërhequr nga politika për arsye të angazhimeve profesionale, por që e mbështet çdo proces në partinë që dikur ishte një nga figurat më eminente.

“Mendoj se tërheqja ime ka qenë për arsye profesionale edhe natyrisht që mbështetja ime natyrisht unë jam njeri dhe qenie politike, por veprimet e mia partiake kanë qenë të kufizuara dhe janë.”, tha Kuçi.

Ndryshe, dje gjatë një konference për media, udhëheqësi i PDK-së, Memli Krasniqi, teksa e ka prezantuar kandidatin për kryeministër të PDK-së Bedri Hamza tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, për shkak të, siç tha ai, keqqeverisjes nga partia në pushtet, lëvizja Vetëvendosje, por edhe shqetësimeve të sigurisë dhe “mbi të gjitha ekonomisë së rënduar dhe stagnuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat