Zhdukja e biznesmenit, Musa Hamitit – Flet avokatja e Marilena Markoviç

Aktuale

Zhdukja e biznesmenit, Musa Hamitit – Flet avokatja e Marilena Markoviç

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:16
Musa Hamiti

Zhdukja e biznesmenit gjilanas, Musa Hamitit bëri që si e dyshuar për këtë akt të bëhet Marinela Markoviç.

Në Kosova Today, avokatja e Markoviçit tregon se si ajo është kërcënuar në lidhje më Hamitin, e deri te lirimi i saj.

“Për të gjitha kushtet ligjore për çfarë i ndjekim është caktuar, dhe kjo kërkesë është aprovuar menjëherë, ku klientja ime është liruar me datën 22 mars të vitit 2024”, u shpreh avokatja.

“Klientja ime është kërcënuar, i ka thënë nëse nuk më ndihmon për ta gjetur Musa Hamiti, nga lëiz ai do të kesh pasoja, por klientja ime nuk ka pranuar”.

“Ajo ka ngurruar të tregoj se është kërcënuar pasi nuk ka pasur as familje këtu që ta përkrahin”.

Më tutje, avokatja the se Marilena  nuk ka mundur ta kontaktoj Musain, pasi ai nuk është gjetur në Kosovë.

“Marilena gjendet tani në liri, por ajo ka kërkuar të jetë e sigurt nga policia”, thekson avokatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat