​S’ka kuorum, dështon themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Aktuale

​S’ka kuorum, dështon themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:17
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje ka dështuar të themelojë komisionin hetimor për kontratat njëburimore.

Për themelim të komisionit votuan vetëm deputetët e opozitës, ndërsa mazhoranca nuk mori pjesë në votim, madje nuk i paraqiti as emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit.

Për themelimin e komisionit votoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore në Qeverinë Kurti është iniciuar nga PDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat