​PDK voton kryesinë e re, ja emrat

Aktuale

​PDK voton kryesinë e re, ja emrat

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar edhe riorganizimin e Kryesisë së Partisë.

Lista e plotë e kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës: Memli Krasniqi, kryetar, Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme, Bedri Hamza, nënkryetar, Uran Ismaili, nënkryetar, Agim Aliu, nënkryetar, Shaqir Totaj, nënkryetar, Besianë Musmurati, nënkryetare, Mimoza Ahmetaj, nënkryetare, Bajrush Xhemaili, sekretar për Politika Programore, Abelard Tahiri, sekretar për Organizim dhe Zgjedhje, Bernard Nikaj, sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Jakup Nura, Sokol Bashota, Evgjeni Thaçi – Dragusha, Nexhat Demaku, Besa Kabashi – Ramaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala,  Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Eliza Hoxha, Ganimete Musliu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu – Shoshi, Floretë Zejnullahu, Blerand Stavileci, Luljeta Veselaj – Gutaj, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi, Safete Hadërgjonaj, Genc Prelvukaj, Kurtan Kajtazi, Bekim Azizi, Përparim Gruda, Arben Mustafa, Aurora Osmani – Buca, Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së, Adri Nurellari, drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza, Naim Ismajli, drejtor Ekzekutiv i PDK-së.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë në këtë mision fisnik dhe të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Hamza është kryeministri që i nevojitet Kosovës, për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

“Bedri Hamza është kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri,” ka thënë Krasniqi.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën dhe fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë kryetarit, kryesisë, grupit parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat