Eksperti i sigurisë paralajmëron: Grupet kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri!

Aktuale

Eksperti i sigurisë paralajmëron: Grupet kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri!

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:57
Policia e Kosovës

Pasi Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se situata mund të përshkallëzojë.

Ai u shpreh se Serbia mund të tensionojë situatën, si përshembull në negociatat për heqjen e dinarit serb.

“Situata mund të përshkallëzojë. Sidomos kur morën parasysh faktin që Serbia do mundohet të shfrytëzojë veprime të tjera, si negociata për dinarin që po ecin ngadalë, mund të organizojnë aktivitet të dhunshëm duke përdorur serbët në veri”, tha Elezi.

Ai tha gjithashtu se kriminale serbe po përgatiten për sulm terrorist si ai i 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Elezi i referohet edhe deklaratave të drejtorit të Policisë së Kosovës, i cili njoftoi mbrëmjen e djeshme se grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri.

“Po përgatiten për të pasur një qasje terroriste si ai i datës 24 shtator. Serbia po përdor grupet kriminale për t’i falur vepra të ndryshme që kanë bërë dhe pastaj për t’iu dhënë territor të operimit siç është veriu i Mitrovicës”, u shpreh eksperti.

Këshilli i Europës miratoi më 27 mars rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Dy votat kundër ishin të deputetëve të Serbisë, të Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ndërsa Aleksis Tsipras deputeti i Greqisë ka abstenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat