Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së

Aktuale

Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së

Më: 28 mars 2024 Në ora: 16:16
Vlora Çitaku

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues ku është votuar kryesia e re e partisë.

Prej sot, Vlora Çitaku, do të jetë Sekretare e Përgjithshme, derisa më parë ka mbajtur pozitën si nënkryetare e partisë.

Këto ndryshime, vijnë pas kandidimit të Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së.” – tha Hamza para anëtarëve të partisë.

Sot ndërkaq, nga PDK propozuan datën 9 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat