“Sukses historik!”, Presidentja jep lajmin e mirë: Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford…!

Aktuale

“Sukses historik!”, Presidentja jep lajmin e mirë: Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford…!

Nga: A.M. Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:54
Ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar për një sukses historik që ka arritura ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës në një garë ndërkombëtare.

Osmani bëri të ditur se ekipi nga UP ka arritur në top 3-shen më të mirë në botë, duke lënë pas Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis.

Gjithashtu, presidentja postoi edhe një fotografi të ekipit, ku tha se ndihet krenare për këtë arritje dhe se kjo dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sukses historik!

Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë!

Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis.

Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur.

Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

Krenare sa më ska!

Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat