Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar për një sukses historik që ka arritura ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës në një garë ndërkombëtare.
Osmani bëri të ditur se ekipi nga UP ka arritur në top 3-shen më të mirë në botë, duke lënë pas Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis.
Gjithashtu, presidentja postoi edhe një fotografi të ekipit, ku tha se ndihet krenare për këtë arritje dhe se kjo dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sukses historik!
Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë!
Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis.
Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur.
Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.
Krenare sa më ska!
Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.