Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit

Aktuale

Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 19:08
Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me paralajmërimin për grevë.

Ajo është shprehur se paralajmërim ka ardhur pasi sipas saj, në vazhdimësi kanë kërkuar takim me Ministren e Arsimit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Shala është shprehur që mungon dialogu mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

“Që nga përfundimi i grevës në vitin 2022 përkundër asaj që kemi kërkuar në vazhdimësi të kemi takime me Ministren e Arsimit, ne nuk kemi pasur një takim të tillë që do të thotë se mungon dialogut mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat