Kosova thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë, mos e ledhatoni

Aktuale

Kosova thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë, mos e ledhatoni

Më: 28 mars 2024 Në ora: 20:55
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Zv. ministri i Jashtëm i Kosovës Kreshnik Ahmeti, tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmi terrorist i Banjskës ishte një agresion i pastër kundër Kosovës.

Sipas tij, qasja destruktive e Serbisë në rajon nuk mund të ndalohet me një qasje përkëdhelëse nga komuniteti ndërkombëtar, por duhet të ndëshkohet me sanksione.

"Shpeshherë vlerësimet që jep Vuçiç nuk përkojnë me realitetin, ata thanë se po të trajtohet aplikimi i Kosovës në KiE Serbia do largohet nga KiE, aplikimi u votua, Serbia është ende anëtare. Kërcënime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe nuk janë realizuar kurrë. Serbia ka një qasje jo konstruktive në rajon jo vetëm në raport me Kosovën.

Sulmi terrorist i Banjskës ishte një agresion i pastër kundër Kosovës. Serbia duhet ta mësojë mësimin, të marrë masa dhe sanksione nga komuniteti ndërkombëtar se një qasje e tillë nuk mund të ndalohet me një qasje përkëdhelëse nga komuniteti ndërkombëtar. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do ta ndihmonte shumë dialogun në Bruksel. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do ndihmonte veçanërisht serbët e Kosovës dhe nëse Vuçiç do i kishte prioritet, do ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës në KiE”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat