Abdixhiku: Për 3 vjet, janë dhënë 781 tenderë sekret në vlerë 209 milion euro

Aktuale

Abdixhiku: Për 3 vjet, janë dhënë 781 tenderë sekret në vlerë 209 milion euro

Më: 28 mars 2024 Në ora: 21:24
Lumir Abdixhiku

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sërish ka folur për tenderët njëburimor.

Ai ka shpërndarë një video në Facebook, në të cilën ka thënë se janë dhënë 781 tenderë sekret për tri vjet.

Sipas kalkulimeve të Abdixhikut, në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret.

“781 tenderë sekret, plot 209 milion euro për vetëm tri vjet”.

“Nga fusha e IT-së, deri tek energjetika, tenderët njëburimorë janë bërë zakonshmëri”.

“Këto janë disa nga rastet ku paratë e shtetit janë dhënë me muhabet të drejtpërdrejtë”, shkroi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat