Hapi para në KiE, Demhasaj thotë se marrëveshja e Brukselit po zbatohet

Aktuale

Hapi para në KiE, Demhasaj thotë se marrëveshja e Brukselit po zbatohet

Më: 29 mars 2024 Në ora: 06:11
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj e ka vlerësuar të rëndësishme miratimin e raportit të Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës cili bënë thirrje që Kosova të pranohet në KiE, pa kushtet shtesë.

Ai thotë se në aspektin politik tregon që marrëveshja e Brukselit, e cila parasheh që Serbia s’do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Në aspektin politik kjo është tregues që marrëveshja e Brukselit po zbatohet pasi e dimë që pjesa e parë me marrëveshjes thotë që Kosova ka të drejtë të anëtarësohet në organizata ndëkrombatre dhe që Serbia nuk duhet ta pengojë këtë”, ka thënë Demhasaj.

Ai ka thënë se edhe shtetet mosnjohje nuk e kanë penguar një gjë të tillë dhe se në heshtje po njohin Kosovën.

Demhasaj ka thënë se edhe pjesë të tjera të marrëveshjes kanë filluar të zbatohen siç është ajo e targave.

Ai ka thënë se meritë kryesore e Qeverisë për votimin e të mërkurës në KiE është vendimi për zbatimin e Gjykatës së Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanti.

Opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë është miratuar të mërkurën në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat