Basha: Më shumë kanë pasë armatim komandantët e luftës se ushtria – Qeveria Kurti ndau 200 milionë

Aktuale

Basha: Më shumë kanë pasë armatim komandantët e luftës se ushtria – Qeveria Kurti ndau 200 milionë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 10:10
Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se për gjashtë vite janë investuar 4 milionë euro.

Tutje, Basha ka thënë se “më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma”.

Ndërkohë, ka thënë se Qeveria Kurti ka ndarë mbi 200 milionë euro për këtë qëllim për tri vite.

“Nga viti 2014 – 2020, pra kjo opozita që rrehin gjyks për ushtri sot, për 6 vite i kanë investuar vetëm 4 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.  Me përkthy në numra, për 6 vite këta kanë nda pare për m’i ble përafërsisht 4 mijë kallashanikova (AK47), pa plumba. Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma. Për dallim, Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka nda mbi 200 milion euro për blerje të sistemeve të armatimit”, ka shkruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat