Murati thotë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar – shkurt të këtij viti ka shënuar rritje

Aktuale

Murati thotë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar – shkurt të këtij viti ka shënuar rritje

Më: 29 mars 2024 Në ora: 10:41
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje”.

Përmes një postimi në Facebook Murati tha se “këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK”.

Tutje ai tha se pretendimet të kundërta me shifrat që ai thotë se qëndrojnë janë keqinformim.

“Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat