Kurti në ankandin solar: Rritja e kapacitetit të energjisë, rrit edhe mirëqenien e qytetarëve

Aktuale

Kurti në ankandin solar: Rritja e kapacitetit të energjisë, rrit edhe mirëqenien e qytetarëve

Më: 29 mars 2024 Në ora: 10:43
Albin Kurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përmbylljen e ankandit të parë solar në Kosovë.

Kurti tha se me këtë ankand ku po marrin pjesë krahas Kosovës edhe Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra, tregon se këto shtete janë lidere të sektorit.

“Gjatë 1 vitit institucionet e Kosovës kanë punuar me mund për të zhvilluar një proces transparent, të drejt e të barabartë. Rezultatet e punës po i gëzojmë jo vetëm me përmbylljen e ankandit por përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji, falë politikave stabile e ambientit të sigurt për të bërë biznes”, tha Kurti.

Ai shtoi se në një shtet ku rritet kapaciteti i prodhimit të energjisë elektrike, rritet edhe mirëqenia e qytetarëve.

“Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin e një shteti, çdo megavat i ri paraqet një potencial më të madh të prodhimit e rritjes ekonomike si dhe mirëqenies sociale. Synojmë e punojmë të krijojmë një sektor energjetik që është i sigurt, e vendos qytetarin në qendër e ec në hap me zhvillimet botërore. Ankandi solar 100 megavatesh është synim i këtij qëllimi. Themi për një sektor energjetik të sigurt sepse po i shtojmë 100 megavat të ri në prodhimin tonë të energjisë. Me këtë ulim varësinë nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike, e për ti realizuar kapacitetet, kompania që del fituese sot do të investoj mbi 70 milionë euro”, tha Kurti.

Ai shtoi se parku solar do të ndërtohet në tokë publike pasi sipas tij do t’i shërbej publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat