MSh-ja shënon progres prej 81% në Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional

Aktuale

MSh-ja shënon progres prej 81% në Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:32
Arben Vitia

Në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID/KMI për rritjen e performancës në menaxhimin e financave publike, auditimit të brendshëm, prokurimit dhe integritetit institucional, Ministria e Shëndetësisë është monitoruar nga ekipi i ekspertëve të USAID/KMI gjatë vitit 2022 dhe 2023, ku janë prezantuar edhe rezultatet  e performancës për vitin e kaluar.

Bazuar në prezantimin e rezultateve nga USAID/KMI, rezulton se Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një progres të shkëlqyeshëm prej 81%, që paraqet nivelin më të lartë të performancës për Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional dhe se Ministria e Shëndetësisë është institucioni me performancën më të lartë nga të gjitha institucionet e monitoruara nga ky projekt.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të administratës në adresimin e çështjeve të paraqitura nga viti i kaluar, si dhe mbështetjen dhe gatishmërinë institucionale të projektit të USAID/KMI.

Tutje ai theksoi përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të punuar në bazë të parimeve të llogaridhënies dhe transparencës, duke i shërbyer qytetarëve dhe sidomos, pacientëve dhe njerëzve në nevojë.

Ndërsa, Drejtoresha e Projektit të USAID/KMI, Maia Gondolaze, shprehu kënaqësinë për të arriturat e ministrisë, duke shprehur besimin e saj se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të shënojë progres në fushën e menaxhimit të financave publike dhe në fushat e tjera edhe në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat