​Musliu nga Octopus: Përmes lirisë së shprehjes përhapet municion propagandistik

Aktuale

​Musliu nga Octopus: Përmes lirisë së shprehjes përhapet municion propagandistik

Më: 29 mars 2024 Në ora: 22:36
Agim Musliu

Drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu, ka bërë të ditur se në adresën e tij personale dhe atë të institutit që ai drejton, janë ‘mësyrë’ në dy raste të ndryshme dezinformata.

Ai në një video-mesazh në Facebook ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

“Më lejoni t’ju informoj se, këto ditë në adresë timen dhe Institutit Octopus, janë mësyrë në dy raste të ndryshme dezinformata, që me siguri, burimin e kanë në Beogradin zyrtar dhe shërbimet e tyre të inteligjencës. “Postierë shqiptarë” kanë provuar që të sjellin në institutin tonë, me qëllim publikimi, të ashtuquajtura dokumente komprometuese për figura tona të rëndësishme,” ka thënë Musliu.

Ai ka bërë të ditur se dokumentet kanë qenë në gjuhën serbe dhe të shkruara me tendencë, ku shihet dukshëm qëllimi i dëmtimit të Kosovës.

“Ne në Institutin Octopus e njohim edhe qëllimin edhe metodën e operimit të serbëve nga Beogradi, dhe nuk mund të biem pre e këtyre mashtrimeve, por jemi shqetësuar, sepse kemi të dhëna se “postierët shqiptarë” të Beogradit po provojnë që materiale të tilla t’ua shpërndajnë adresave të tjera, si në media, ashtu edhe te disa organizata,” ka shtuar Musliu.

“Instituti Octopus do të përpiqet që në radhë të parë, të kontribuojë për sigurinë dhe do ta ruajë integritetin profesional, e më vonë do të kujdesemi për të ashtuquajturën “Liri e shprehjes”, përmes së cilës shpesh përhapet municion propagandistik,” përfundon Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat