Tomë Gashi i ashpër me prokurorin Afrim Shefkiu për rastin Dehari: Topi është tek ti!

Aktuale

Tomë Gashi i ashpër me prokurorin Afrim Shefkiu për rastin Dehari: Topi është tek ti!

Nga: M.H. Më: 15 prill 2024 Në ora: 12:41
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me veprimet jo të drejta të prokurorit Afrim Shefkiu.

Sipas Gashit, prokurori Shefkiu thëret urgjent në pyetje zyrtarë shtetërorë për statuse të Facebook mirëpo nuk ndërmerr veprime për personat që janë bashkëpuntorë në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, përcjell “Bota sot”.

E pritem prokurorin më shumë se një javë, por kot ai nuk reagon për deklaratat e Abelard Tahirit”, u shpreh avokati.

Postimi i plotë

Topi tek Prokurori..!

Prokurori Afrim Shefkiu si zakonisht nuk reagon njejtë për deklaratat publike të zyrtarëve shtetërore, dikë e thërret urgjentë për ta marr në pyetje për një statusë në Facebook, dikë nuk e thërret fare as pas deklaratat tepër të rënda për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

E pritem prokurorin më shumë se një javë, por kot ai nuk reagon për deklaratat e Abelard Tahirit - shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Z.Tahiri në konferencë për media më 07.04.24 ka deklaruar ndër të tjera që sipas tij e kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti e paskan ditë 6 muaj para se ta bëjë publike ministrja Albulena Haxhiu se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore! Astrit Dehari është vrarë më 05 Nëntor në burgun e Prizrenit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 7 vite 5 muaj e 10 ditë Prokuroria ende nuk ka identifikuar vrasësit, shtytesit në vrasje, dhe ata që po e fshehin vrasjen.

Tani topi është të Prokurori ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat