“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm

Aktuale

“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm

Më: 15 prill 2024 Në ora: 15:24
Akil Gjakova

Xhudisti Akil Gjakova, është akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psiqike.

Lidhur me këtë rast, në emisionin “Kosova today”, ka folur avokatja e gruas së Gjakvoës, Aurora Mullhaxha.

Ajo tha se gjendja e Suelës, është shumë e rëndë.

“Suela për momentin është në mbikëqyrje të punëtorëve të strehimores, me nevoja për mjekim gjatë gjithë kohës, ka mpirje të krahur, kokës dhe syrit. Problemet mes tyre kanë filluar nga fundi i muajit korrik të vitit të kaluar. Suela është munduar t’i tejkaloj vetë, deri në momentin kur i erdhi ftesa për divorc. Ai nuk e ka njoftuar Suelën për divorc”, tha Mullhaxha.

Avokatja Mullhaxha tutje tha se Suela ka pasur dhunë gjatë gjithë kohës.

“Kohëve të fundit ka pasur më shumë dhunë psiqike dhe ekonomike. Të shtunën i erdhi një mesazh që nuk ka të drejtë të jetojë më në atë shtëpi. E njëjta ka shkuar t’i marrë gjërat e saj personale, por e ka pasur derën e mbyllur”, u shpreh avokatja.

Tutje, Mullhaxha tha se xhudisti Gjakova është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat