Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit: Autorët e krimeve të marrin dënimin e merituar

Aktuale

Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit: Autorët e krimeve të marrin dënimin e merituar

Më: 15 prill 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Zhegocit në 25-vjetorin e saj duke thënë se nuk do t’i ndalin përpjekjet që autorët e krimeve serbe ndaj shqiptarëve të marrin dënimin e merituar.

Ai përmes një postimi në llogarinë në Facebook, ka thënë se duke kujtuar Betejën e Zhegocit, nderojnë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

15 prilli i pranverës së fundit në robëri, gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, e përballë tyre, luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot Betejën e Zhegocit dhe nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut - rezistencën dhe sakrificën e luftëtarëve më të zotë të saj!

Po të njëjtën ditë, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, armiku do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat