​Nikolla: Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri

Aktuale

​Nikolla: Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri

Më: 15 prill 2024 Në ora: 16:04
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka thënë se populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ajo tha se lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave është çështje preokupuese, porse kërkon një qasje më vizionare.

Nikolla potencoi se mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti dhe siguria e tyre janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqëri.

Tutje ajo shtoi se duhet të bëhet më shumë sesa përfshirja e grave nëpër institucione, derisa shtoi se duhet ofruar atyre mundësi për pjesëmarrje në të gjitha sferat jetësore.

Nikolla: Mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti, siguria e tyre, janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqërinë tonë

“Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meritojnë me të vërtetë paqen dhe sigurinë... Mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti, siguria e tyre, janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqërinë tonë dhe në vendet tona. Nuk mund të ketë siguri për gratë në një rajon të pa sigurtë, nuk mund t’i gëzohemi dhe t’i shijojmë lirinë dhe sigurinë nëse gjysma e popullsisë ka përjetuar padrejtësi të llojeve të ndryshme... Duke marrë parasysh vendin ku jemi në të vërtetë në zemër të Evropës Juglindore, që është një shprehje tjetër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona për më shumë se tre dekada janë ballafaquar me procese transformative demokratizimi, transformimi, ekonomi të tregut, globalizimi, evropianizimi drejt bashkimit me familjen evropiane, integrimet atlantike rajonale të bashkëpunimit për të kontribuuar në paqe dhe siguri”, tha Nikolla.

Ndër të tjera, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla tha se në Shqipëri 70 për qind e qeverisë dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, porse sipas saj kjo nuk është e mjaftueshme.

Nikolla theksoi se lufta kundër dhunë seksuale dhe mbrojtja e grave dhe vajzave kërkon më shumë përkushtim, përtej zgjidhjes teknike të çështjes siç pretendohet zakonisht sipas saj.

Nikolla: Duhet bërë më shumë se përfshirjen e grave në institucione

“Lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e vajzave dhe grave është çështje preokupuese në të gjitha vendet tona, por për mua, unë mendoj se kjo çështje kërkon një qasje më vizionare sesa thjeshtë zgjidhje teknike se çfarë zakonisht pretendohet. Shumëçka është thënë për kuotat e përfaqësimit, për përqindjet e grave dhe vajzave në institucione lidhur me të arriturat individuale të shumë prej tyre në vendet tona në nivel global. Por, mund të konfirmoj se në Shqipëri 70 për qind e qeverisë dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, por jo nuk është e mjaftueshme ngase duhet të bëhet me shumë sesa të imponohet të përfshirja e grave, jo vetëm në institucione por janë të gjitha sferat jetësore, duke ofruar mundësi për pjesëmarrjen në jetën qoftë ekonomike apo familjare”, theksoi Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat