Shëndetësisë i shtohen 32 inspektorë, Kurti: U trefishuan kapacitetet

Aktuale

Shëndetësisë i shtohen 32 inspektorë, Kurti: U trefishuan kapacitetet

Më: 15 prill 2024 Në ora: 17:14
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për shtimin e 32 inspektorëve të rinj në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se me këtë numër janë trefishuar kapacitetet e inspektorëve në fushën e shëndetësisë.

“32 inspektorë të rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë. Trefishim i kapaciteteve inspektuese në fushën e shëndetësisë.

Urime secilës dhe secilit prej tyre!

Nga sot, rrugëtojmë bashkë për shërbime më të mira shëndetësore, trajtim të barabartë mes pacientëve, e respektim të ligjeve në fuqi”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat