Osmani falënderon SHBA-në për përzgjedhjen e Presidencës si partner implementues Qendrën Rajonale të Ekselencës

Aktuale

Osmani falënderon SHBA-në për përzgjedhjen e Presidencës si partner implementues Qendrën Rajonale të Ekselencës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 17:30
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se i është mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka thënë Osmani.

Tutje, sipas presidentes, ky është edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat