Shoshi: Do ta kemi shumicën e votave për anëtarësimin në KiE

Aktuale

Shoshi: Do ta kemi shumicën e votave për anëtarësimin në KiE

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:20
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një lidhje direket nga Strasbourg për emisionin ‘Raporti’, Musliu-Shoshi pret që shumica e vendeve të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Do ta kemi shumicën e votave për anëtarësimin në KiE”, ka thënë deputetja Musliu-Shohi.

Ajo ka thënë se nuk pret që të ketë kushte tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat