Çollaku thotë se Franca i “bllokoi” aeroplanët për Serbinë si pasojë e situatës në veri

Aktuale

Çollaku thotë se Franca i “bllokoi” aeroplanët për Serbinë si pasojë e situatës në veri

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:36
Fatmir Çollaku

Profesori i sigurisë, Fatmir Çollaku duke komentuar raportimin e mediave franceze për pezullimin e shitjes së aeroplanëve ushtarak  për Serbinë, tha se arsyeja kryesore është moszgjidhja e konfliktit të Kosovës dhe Serbisë.

Por që pavarësisht kësaj, Çollaku beson se kjo blerje do të dështoj, shkruan teve1.info.

“Sensitiviteti i rrethanave dhe situatës në veriun e Kosovës në përgjithësi, moszgjidhja e deritanishme e konfliktit apo pretendimeve të Serbisë për territorin e Kosovës në një mënyrë apo tjetër ishte arsye kryesore që Franca nuk e përfundoi, ose së paku deklaroi se duhet pezullohet apo të kufizohet kjo blerje deri në një vendim të ri. Unë mendoj se do të dështoj kjo blerje por nuk e di mund edhe të realizohet”, tha njohësi i sigurisë në Tëvë1.

Derisa i pyetur se a lidhet pezullimi i shitjes me kontekstin gjeopolitik të Serbisë dhe pretendimet territoriale për Kosovën, apo ndikoi edhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Çollaku tha se sipas tij, nuk mund të ketë lidhshmëri pasi janë dy ngjarje që nuk ndërlidhen shumë.

“Nuk e shoh shumë lidhshmërine e sulmit të Iranit ndaj Izraelit, nuk e shoh lidhshmërinë sepse vendimi për pezullim është para sulmit. Por në periudhën e paralajmërimit e Iranit për goditje në Izrael mund të ketë pasur ndikim, por unë personalisht nuk shoh lidhshmëri të ngushtë sepse janë dy ngjarje që nuk ndërlidhen shumë”, shtoi Çollaku.

Ndryshe, rrjeti i njohur televiziv francez BFM TV ka raportuar se Franca i ka vënë kushte Serbisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë dye se ky vendim vjen pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës që që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale në vlerë prej mbi 3 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat