Serbia vazhdon ofensivën diplomatike, Daçiç: Edhe ky shtet do votojë kundër Kosovës për në KiE

Aktuale

Serbia vazhdon ofensivën diplomatike, Daçiç: Edhe ky shtet do votojë kundër Kosovës për në KiE

Më: 15 prill 2024 Në ora: 19:28
Ivica Daçiç

“Hungaria do të votojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës”. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë bisedës telefonike të dy homologëve, zyrtari i lartë i Hungarisë i ka premtuar Daçiçit edhe refuzimin për mbështetjen e rezolutës së OKB për Srebrenicën në të cilën theksohet se Serbia ka kryer gjenocide gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

“Ministri Szijjártó më përsëriti se Hungaria është e interesuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se synimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare nuk e ndihmon këtë proces. Kemi diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili mbetet synim prioritar i politikës sonë të jashtme”, tha Daçiq.

Ai theksoi se, duke pasur parasysh situatën aktuale në rajon, i ka përcjellë Sijartës se Serbia vazhdimisht avokon për deeskalim, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për respektimin e marrëveshjeve të arritura më parë.Kreu i diplomacisë serbe shprehet i shqetësuar se deputetët e Këshillit të Europës mund të votojnë në favor të Kosovës për anëtarësim por, thekson ai, Komiteti i Ministrave të Jashtëm në takimin e majit, mund ta hedhë poshtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Euroëps. Sipas Daçiç, është duke u përgatitur një manipulim në Këshillin e Europës.

Disa vende sipas Ivica Daçiç nuk janë të gatshme të votojnë për Kosovën përkundër raportit pozitiv të deputetes greke Dora Bakojanis. Theksojmë se në prag të seancës së Kuvendit Parlamentar, delegacioni i Serbisë u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të delegacioneve, duke kërkuar që ta shqyrtojnë kërkesën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat