​Testimi i skenarëve të sigurisë, KFOR e EULEX mbajnë “Joint Venture 2024”

Aktuale

​Testimi i skenarëve të sigurisë, KFOR e EULEX mbajnë “Joint Venture 2024”

Më: 15 prill 2024 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO dhe misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të kryejnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024.

“Joint Venture 2024” pasqyron bashkëpunimin afatgjatë NATO-BE në rajon, e cila do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunim në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftim.

“Stërvitja e përbashkët nënvizon përkushtimin tonë për të garantuar sigurinë për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të lindë”, tha gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat