Analisti politik, Gazmir Raci ka folur rreth dronëve që posedon Serbia, e që me të njëjtit, Irani sulmoi Izraelin.
Për këtë, Raci thotë se është shumë shqetësuese, pasi sipas tij fqinji ynë është ‘goxha problematik'
Ndërkohë ai ka kërkuar që edhe Kosova të pajiset me sistemin “Iron Dome”, sistem ky mbrojtës.
“Natën e sulmit nga ana e Iranit tregoi se sa i fuqishëm është në aspektin e mbrojtjes kolektive dhe sigurisë së saj me sistemin “Iron Dome” që e ka, e që unë kam bërë thirrje që ndoshta edhe Kosova është mirë që ta ndjek si model të mirë, duke pasur parasysh se fqinjin tonë verior e kemi goxha problematik”, u shpreh Raci në Rubikon.
“Sot doli lajmi, që ishte shumë shqetësues, se mijëra dronë pikërisht të Iranit i posedon sot edhe Serbia”.