Deda thotë se ajo çka po ndodhë nëpër botë duhet me qenë mësim për udhëheqësit e vendit

Aktuale

Deda thotë se ajo çka po ndodhë nëpër botë duhet me qenë mësim për udhëheqësit e vendit

Më: 15 prill 2024 Në ora: 22:21
Ilir Deda

Opinionisti Ilir Deda, po vlerëson se Kosova duhet të ulet e të dialogojë edhe një herë me vendet e QUINT-it, për përpjekjet e heqjes së masave ndëshkuese ndaj vendit.

Sipas tij më nuk ka dot afat, për largimin e tyre, ndërsa theksoi se gjendja e krijuar në gjithë botën si pasojë e konflikteve, do duhej të ishte mësim për udhëheqësit e sotëm.

”Këto çka po ndodhin nëpër botë, duhet me qenë mësim për njerëzit që e udhëheqin këtë vend. Edhe për ata që do ta udhëheqin një ditë tjetër. Është mësim me definu veten shpejt. Edhe kur rreshtohesh me mbetë me ata”.

”Edhe sanksione edhe hala po na ndihmojnë. Duhet me u bisedu edhe njëherë me vende të QUINT-it, me u rishiku edhe njëherë ato kushte për heqjen e masave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat