Abdixhiku nis fushatën nëpër oda

Aktuale

Abdixhiku nis fushatën nëpër oda

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:17
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ishte ne odën e fshatit Barilëve.

Abdixhiku tha se ‘Hallet, brengat e shpresa e tyre në njërën anë, ‘Rruga e Re’ e vizioni ynë në tjetrën’.

“Sonte, në Barilevë, në odën e fshatit; një bashkëbisedim tjetër me familjarë.

Hallet, brengat e shpresa e tyre në njërën anë, ‘Rruga e Re’ e vizioni ynë në tjetrën. Kështu, hapur, me plot interesim e përplot kurreshtje, shtrojmë rrugën bashkë në çdo lagje, qytet e çdo fshat.

Lidhja është e juaja!

Aty do ta mbajmë.”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat