“Vuçiq kërcënon luginasit me arrestime, aktivizohet lobi shqiptaro-amerikan”

Aktuale

“Vuçiq kërcënon luginasit me arrestime, aktivizohet lobi shqiptaro-amerikan”

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:47
Faton Bislimi

Presidenti serb Aleksandar Vuciq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë”.

Lidhur me këtë deklaratë në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur ish-deputeti i Kuvendi të Kosovës, Faton Bislimi nga Liga Shqiptaro – Amerikane.

Ai tha se Vuçiq në vazhdimësi ka qenë kërcënues i stabilitetit në Ballkan.

“Presidenti Vuçiq në vazhdimësi ka qenë një ndër kërcënuesit e stabilitetit në të gjithë Ballkanin. Ai ka diskriminuar qytetarët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kërcënimi që është bërë publik dje më shumë se që i drejtohet atyre nuk i drejtohet askujt tjetër, sepse të vetmit qytetarë brenda Serbisë që jetojnë në Luginë të Preshevës janë shqiptarët etnik që kërcënohen e diskriminohen”, tha Bislimi.

Bislimi ndër tjerash ka komentuar edhe lidhur me konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, nuk ka partner më të besueshëm për Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat