Deputeti i VV-së: Presim hap pozitiv nga votimi i sotëm për në KiE, ja pse duhet të ndëshkohet Serbia

Aktuale

Deputeti i VV-së: Presim hap pozitiv nga votimi i sotëm për në KiE, ja pse duhet të ndëshkohet Serbia

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i parë që u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE.

Hapi i dytë për këtë çështje është të martën.

Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës pritet të diskutojë dhe të votojë sot për aplikimin e Kosovës në KiE.

Optimist është shprehur deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, Agon Batusha.

Batusha pret rezultate pozitive në Këshillin e Evropës.

“Jam besimplotë që do arrijmë rezultate pozitive”, thotë Batusha.

Serbia ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Për këtë deputeti i VV-së thotë se shteti serb duhet ndëshkuar, pasi sipas tij, është shkelur marrëveshja në Bruksel.

Ai deklaroi se ky lobim nuk do ketë rezultat.

“Lobimi i Serbisë kundër Kosovës nuk do të ketë rezultat, por duhet ndëshkuar me doemos shkeljen e marrëveshjes së Bruksel”, u shpreh Batusha.

Përndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se nëse votohet rekomandimi për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Kosovës në KiE të martën, do të hapet rruga për hapin final.

“Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final. Vendimin e Këshillit Ministror  i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur KiE shënon 75-vjetorin e themelimit”, ka shkruar Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat