Krimi që tronditi Pejën: Burri dyshohet se e vrau bashkëshorten në banesën e tyre

Aktuale

Krimi që tronditi Pejën: Burri dyshohet se e vrau bashkëshorten në banesën e tyre

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Media ka mësuar se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat