“E vrava gruan...”/ Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj gruas së tij

Aktuale

“E vrava gruan...”/ Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj gruas së tij

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:48
Edmond Lajqi

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Raportohet çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Burimet po ashtu kanë bërë me dije se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat