Detaje të reja: I dyshuari që privoi nga jeta gruan ka të kaluar kriminale

Aktuale

Detaje të reja: I dyshuari që privoi nga jeta gruan ka të kaluar kriminale

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Media raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky rast që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Mësohet se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Burimet kanë bërë me dije tutje se i dyshuari për vrasjen e gruas, ka të kaluar kriminale.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat