“Krejt duhet mu çu në këmbë”, Zana Avdiu: Ja pse po vriten gratë në Kosovë

Aktuale

“Krejt duhet mu çu në këmbë”, Zana Avdiu: Ja pse po vriten gratë në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 16 prill 2024 Në ora: 10:30
Zana Avdiu

Aktivistja e shoqërisë civile Zana Avdiu, ka reaguar pas vrasjes së gruas mëngjesin e sotëm në Pejë.

Ajo ka thënë se në Kosovë gratë po vriten vetëm pse janë gra, përcjell Bota sot.

Avdiu ka kërkuar “ngritjen në këmbë” të grave, pasi ka thënë se vrasjet ndaj femrave janë femicid.

“E vrava gruan: paska deklaru burri i të vrarës sot në Pejë!

Sa lehtë vriten gratë.

Dy gra u vranë brenda jave. Dhe, neve na akuzojnë se po i urrejmë burrat dhe po flasim shumë.

Krejt gratë duhet mu çu në këmbë. Se ky është femicid. Gratë po vriten veç pse janë gra!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Rasti i rëndë i vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat