Kelmendi: Brenda katër ditësh dy gra vriten nga bashkëshortët e tyre, policia të krijojë task forcë

Aktuale

Kelmendi: Brenda katër ditësh dy gra vriten nga bashkëshortët e tyre, policia të krijojë task forcë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 10:34
Gazetari Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë.

Ai ka bërë me dije se brenda katër ditësh dy gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se Policia e Kosovës urgjentisht duhet ta formojë një task forcë speciale për këtë çështje.

Dy gra të vrara nga bashjëshortët e tyre brenda vetëm katër ditësh në Kosovë. Dy grave iu është marrë jeta nga monstrumët me të cilët kanë ndarë jetën. Urgjentisht, policia duhet ta formojë një task forcë speciale që do të marrë masa ndaj të gjithë ata që thirrin për vrasje dhe krime ndaj gruas me komente në internet, si njëra nga masat. Kjo ka shkuar shumë larg. Legjitimimi i gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes për krim është krim! Ka kaluar çdo kufi”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat