Kusari për vrasjen e gruas në Pejë: Kjo është alarmante, dënimi maksimal është minimumi për vrasësit

Aktuale

Kusari për vrasjen e gruas në Pejë: Kjo është alarmante, dënimi maksimal është minimumi për vrasësit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 11:53
Mimoza Kusari

Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm.

Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe se tregon për çrregullim të rëndë social.

Postimi i plotë i Kusarit:

Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë.

Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj.

Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë.

Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet.

Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar.

Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë.

Ngushëllime familjes të së ndjerës për humbjen e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat