Ambasada Gjermane emëron zëvendës Atashe të Mbrojtjes në Kosovë

Aktuale

Ambasada Gjermane emëron zëvendës Atashe të Mbrojtjes në Kosovë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 11:55
Bashkim Jashari dhe Oliver Palkowitsch

Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë.

Kjo ambasadë nëpërmjet një komunikate e ka cilësuar këtë emërim si shprehje të bashkëpunimit të intensifikuar dhe në rritje ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

“Javën e kaluar, ai u informua për detyrat e tij nga atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili ka zyrën e tij kryesore në Ambasadën Gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe prej andej kujdeset për Kosovën dhe u prezantua me udhëheqjen e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të FSK-së”, njofton ambasada gjermane.

Sipas njoftimit, dy institucionet e mbrojtjes janë duke punuar së bashku në tri fusha kryesore të bashkëpunimit: Programi Vjetor Bilateral, Ndihma për Trajnimin Ushtarak dhe Iniciativa për Përmirësim dhe Mundësim.

FSK-ja i është bashkuar Iniciativës Gjermane për Përmirësim dhe Mundësim në vitin 2019, që kur Gjermania u ka ofruar institucioneve të sigurisë në Kosovë pajisje në vlerë prej 5.8 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat