Familjarja e gruas që u vra në Pejë: Edin e dashurove me shpirt, por pse ta mori jetën

Aktuale

Familjarja e gruas që u vra në Pejë: Edin e dashurove me shpirt, por pse ta mori jetën

Më: 16 prill 2024 Në ora: 12:10
Gjyljeta Ukella

Ngushëllime e fjalë prekëse të shumta i kushtohen sot Gjyljeta Ukellës, gruas që u vra sot nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Dardane Balaj, një e afërme e saj, ka shkruar disa rreshta kujtimi për Ukellën.

“Lamtumirë Dud ‘kështu të thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk të pata kunatë, por të desha si një motër të vogël, pastaj të pata edhe motër edhe shoqe, lamtumirë Gjyljeta e bukur, ishe femër e rrallë dhe shumë e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.

Mes rreshtave, ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj.

“Edin e dashurove me shpirt me të gjitha të metat e tij, familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jetën Edi që aq shumë e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj që vuajtjet tua u mbyllën, tani pusho e qetë”, tha Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat