Hoti: Një tjetër vrasje është e patolerueshme, drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale

Aktuale

Hoti: Një tjetër vrasje është e patolerueshme, drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale

Më: 16 prill 2024 Në ora: 13:13
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se duhet reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore.

“Edhe një tjetër vrasje brenda 4-5 ditëve është e patolerueshme dhe drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara”.

“Shoqëria duhet të këndellet dhe institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos për rastet që kërkojnë ndihmën e shtetit. Reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat