Klinika Emergjente zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë, shkak renovimi

Aktuale

Klinika Emergjente zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë, shkak renovimi

Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm.

“Qendra Klinike Univerisitare e Kosovës-QKUK, njofton  se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë”.

“Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat