Kërkohet të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Aktuale

Kërkohet të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:27
Personalitete të ndryshme në rrjete sociale kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shpall ditë zije.

Vrasja e sotme e Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj në Pejë ka nxitur reagime të shumta.

Pas dënimit të këtij rasti makabër, personalitete të ndryshme në rrjete sociale kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shpall ditë zije.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe juristja e njohur e medias Flutura Kusari.

Në profilin e saj në “Facebool”, ajo e ka shpërndarë një foto ku shkruhet: “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.

Një foto e tillë është shpërndarë edhe nga shumë gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile në vend.

Në Kosovë ditët e zisë mund t`i shpall vetëm nga Presidenti i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat