Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Aktuale

Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:14
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se ata ishin sypatrembur të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe.

“Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari. Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe.

Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat