Mbrojtja e Shalës për ZPS-në: I ka përzgjedhur dëshmitarët për të shmangur realitetin

Aktuale

Mbrojtja e Shalës për ZPS-në: I ka përzgjedhur dëshmitarët për të shmangur realitetin

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:23
Pjetër Shala.

Jean-Louis Gilissen, avokat i Pjetër Shalës tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përzgjedhur dëshmitarë për të shmangur realitetin.

Sipas tij, një dëshmitare e cila ka qenë neutrale në këtë proces dhe do t’i ndihmonte këtij procesi me anë të deklaratës së saj, nuk është ftuar që të dëshmojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Janë përzgjedhur dëshmitarët për të shmangur vështirësitë dhe unë them për të shmangur realitetin. Por, kërkimi i së vërtetës është detyrë, detyrim për Prokurorinë. Është rregull ajo dhe ju e dini shumë mirë sepse ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë lidhur me këtë”, tha Gilissen.

Ai tha se nga ana e mbrojtjes nuk kanë frikë nga realiteti dhe se kur kanë pas mundësi për të marrë një deklaratë kanë bërë përpjekje për këtë.

“Ne, nga ana e mbrojtjes nuk kemi frikë nga realiteti. Çdo herë që kemi patur mundësinë të marrim një deklaratë, kemi bërë përpjekje dhe jemi përpjekur që të sigurojmë një dëshmitar. A ka qenë e vështirë? Shumë e vështirë, Pse? Sepse siç thanë edhe nga Prokuroria dhe për këtë kanë plotësisht të drejtë, ekziston rreziku për dëshmitarët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat