Borrelli nominon Lajçakun për ambasador në Zvicër, Aivo Oravin për ambasador të BE-së në Kosovë

Aktuale

Borrelli nominon Lajçakun për ambasador në Zvicër, Aivo Oravin për ambasador të BE-së në Kosovë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 17:08
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, 18 mars 2023. Foto: AFP

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, ka nominuar 44 krerë delegacionesh, krerë zyrash, të ngarkuar me punë të BE-së për rotacionin e radhës të delegacioneve të BE-së në mbarë botën.

Procesi i emërimit të të nominuarve do të formalizohet pas aprovimit zyrtar nga vendet nikoqire, nëse është e nevojshme, ka njoftuar Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së, raporton Klankosova.tv.

Në mesin e emrave që lidhen me Kosovën janë emisari aktual i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Sipas listës së publikuar nga EEAS, Lajçaku është nominuar për Ambasador të BE-së në Zvicër.

Ndërkaq, për emrin e ri në këtë post ende nuk është nominuar askush.

Aktualisht, kësaj gare i ka hyrë ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili e ka konfirmuar edhe vetë se ka ambicie për të marrë në dorë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluar në Bruksel.

Ndërkaq, për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë është nominuar Aivo Orav. Aktualisht, Orav shërben si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE. Ai më parë ka qenë edhe Ambasador i BE-së në Malin e Zi.

Këtë post aktualisht e mban Tomas Szunyog, i cili u emërua rreth 4 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat