FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku

Aktuale

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku

Më: 16 prill 2024 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

orca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin Taktika me Njësi të Vogla, gjenerata e dyte e përbashkët me Policinë e Kosovës për vitin 2024.

Trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, është trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhim i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit.

“Gjate trajnimit 4 javor pjesëtarët e Policisë se Kosovës dhe të FSK-së, përkundër sfidave dhe programit intensiv kane arritur që me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm të përfundojnë në mënyrën më të mirë trajnimin.

Pjesëtarët që e përfunduan trajnim, nga sot dalin më të përgatitura profesionalisht, me vetëbesim shumë më të lartë dhe me një gatishmëri për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat