​Osmani: Gratë duhet të dëgjohen

Aktuale

​Osmani: Gratë duhet të dëgjohen

Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:24

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar sot vrasjet e grave në ditët e fundit në vendin tonë.

Ajo në panelin me të rinj në Forumin për Gratë dhe Paqen ka thënë se rastet e vrasjeve në Ferizaj dhe Pejë tregojnë mbi pabarazinë gjinore, e cila ka rrënjët e thella në shoqërinë tonë.

Sipas saj, institucionet e drejtësisë kanë detyrim primar t’i mbrojnë qytetarët dhe t’ua japin atyre mbrojtjen gjyqësore

Osmani: Gratë duhet të dëgjohen

“Dita e sotme na dëshmoi se një plagë e thellë vazhdon akoma të jetë prezentë dhe ajo është dhuna mbi bazë gjinore, e cila fatkeqësisht rrënjët i ka në pabarazinë tepër të gjatë ishte prezentë në shoqërie. Nuk ka mënyrë më të mirë për të luftuar këtë trend të femicidit nëse të gjithë i bashkojmë forcat dhe të dëgjojmë zërin e rinisë sonë si t’i rrisim përpjekjet dhe si të sigurohemi që gratë të dëgjohen, vajzat të dëgjohen dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe t’i fuqizojnë edhe institucionet e drejtësisë që kanë detyrimin primar që t’i mbrojnë qytetarëve dhe t’ua japin atyre mbrojtjen gjyqësore siç e parasheh Kushtetuta jonë,” ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat