Deputeti gjerman: Kemi një raport të mrekullueshëm nga Bakoyanis

Aktuale

Deputeti gjerman: Kemi një raport të mrekullueshëm nga Bakoyanis

Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:26
Deputeti gjerman, Knut Abraham

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka thënë se të gjithë janë mirënjohës për punën mbresëlënëse të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

“Mbështetje e fort bazuar në fakte: Kosovarët meritojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ua ofron KiE.

Shpresoj mbështetje të fortë, që të ketë përgjigje pozitive ndaj Kosovës. Le të nënvizoj një çështje kyçe, për serrbët e Kosovës. Nuk ka kuptim që edhe atyre tua mohojmë instrumentet e kësaj organizate. Serbia ka thënë në marrëveshjen e Ohrit, që nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Dhe Kosova është zotuar në Nenin 7.

Kjo është realitet sepse Kushtetuta e Kosovës ua jep 10 mandate të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Dhe kjo s’mund të jetë justifikim që ta vonojmë Kosovën. Le ta marrim këtë vendim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat