Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Luftën e kemi me Serbinë jo me njëri-tjetrin

Aktuale

Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Luftën e kemi me Serbinë jo me njëri-tjetrin

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:04
Tahiri dhe Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se delegacioni i Kosovës ka bërë punë të mjaftueshme dhe më të duhurën deri tani për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Në Info Magazine nga Strasburgu i Francës ku po mbahet votimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, ai ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e partive të vendit janë një zëri për Kosovën duke punuar.

“Luftën politike nuk e kemi ndalë, këtu e kemi me Serinë dhe mbështetësit e këtij shteti që e kanë pasë një qasje shumë të egër në diskutime. Betejën e kemi karshi Serbisë, brenda ajo është politikë e brendshme”.

“Mendoj se asnjë parti nuk fiton asnjë votë që këtu tregojmë se si jemi më të mirë apo më të këqinj, i kemi mendimet tona por i themi kritikat”, ka thënë Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat